Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetit, Margaret Harris tha se askush nuk mund të japë një datë të saktë kur do të prodhohej vaksina kundër COVID -19.
Ajo e tha këtë pas pretendimeve të presidentit amerikan Donald Trump se vaksina do të prodhohet deri në fund të këtij viti.
Sidoqoftë, ajo tha se lajmi i mirë është se shkencëtarët nga qindra ekipe në të gjithë botën po punojnë për vaksinën.
Duke iu përgjigjur një në lidhje me deklaratën e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili thotë se do të ketë një vaksinë deri në fund të vitit, ajo tha se ka një proces të gjatë për prodhimin e një vaksine të sigurt.
Duke theksuar se askush nuk mund të japë një datë të saktë kur do të prodhohet vaksina, ajo tha se shkencëtarët po vazhdojnë studimet e tyre mbi vaksinën në të gjithë botën.
Ajo deklaroi se procesi i prodhimit të vaksinës do të jetë i gjatë për të mos rrezikuar shëndetin e njerëzve.
Harris tha se vaksina duhej testuar për të parë nëse do të kishte efekte anësore dhe se do të duhej një kohë e gjatë për të prodhuar një vaksinë të sigurt.