Kur e gjitha bota ka nisur tashmë lehtësimin e masave të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirus, OBSH ndryshon këshillat e saj për mënyrën sesi qytetarët duhet të mbrohen në publik.
Në një njoftim të fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të gjitha qeveritë që t’u kërkojnë njerëzve të përdorin maska në hapësira publike, ku ka më shumë mundësi të transmetohet koronavirus, por po ashtu është një mënyrë për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjes.
Në disa shtete të botës përdorimi i maskës thjesht rekomandohet, ndërsa në disa të tjera është kthyer në detyrim, sidomos në publik.
OBSH kishte argumentuar më parë se nuk kishte prova të mjaftueshme për të siguruar që njerëzit e shëndetshëm duhet të mbanin maska.
Sipas të dhënave të fundit nga universitetit ‘John Hopkins’, në nivel global deri më tani ka pasur 6.7 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 dhe mbi 400.000 viktima.