Aktualitet OFL fut në “shënjestër” Shullazin dhe Cukalin

OFL fut në “shënjestër” Shullazin dhe Cukalin

Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali janë dy personazhet e radhës të botës së krimit që u vunë në shënjestrën e Operacionit “Forca e Ligjit”.

OFL ka kërkuar sot nga Shullazi e Cukali që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.

Shullazi momentalisht ndodhet në paraburgim dhe po gjykohet për veprat penale  “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërsa Gjergj Cukali është i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e një personi”. Pasi të dorëzojnë deklarimin e pasurisë, dokumentet do t’i dërgohen SPAK.

Gjatë këtyre ditëve një numër i madh individësh janë vënë në shënjestër nga OFL, duke përfshirë këtyre Ardian Çapjen dhe Suel Çelën në Elbasan, Altin Hajrin në Shijak, familjet Doci dhe Bajri në Shkodër, Lul Berishën dhe kunatin e tij Plaurent Dervishi në Durrës, Sajmir Taullaun në Lushnje dhe Ben Qimen në Fier.