Operacioni Forca e Ligjit vijon operacionin për zbatimin e ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.
Gjatë ditës së hënë OFL i dërgoi formularin për vetëdeklarimin e pasurisë dhe 3 personave të tjerë të dënuar dhe nën hetim për vepra të ndryshme penale
Kështu formulari i është dërguar Eftim Zikos në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafikim të lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë.
Gjithashtu duhet t’ju përgjigjet pyetjeve të OFL dhe Nikolla Panariti nga Korça, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”.
Personi i tretë që duhet të vetëdeklarojë pasurinë është Oltian Loga, për të cilin gjykata ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.