Operacioni Forca e Ligjit këtë të martë u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 7 personave, mes tyre edhe Laert Haxhiut, një nga personat më të kërkuar të policisë dhe i dënuar me 18 vite burgim nga Gjykata e Apelit për plagosjen e Xhulio Shkurtit në vitin 2016, nipit të Aldo Bares.
Në listën e sotme të OFL janë emrat e mëposhtëm, të cilët brenda 48 orësh do të duhet të përgjigjen:
Nikollaq Sina, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
Raul Zenunaj, me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”;
Satilno Basho, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë”;
Elvis Gaçaj, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Petrit Kamberi, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Alket Rushiti, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostitucion”.