Aktualitet OFL iu dërgon formularin tre të dënuarve, mes tyre edhe miku i...

OFL iu dërgon formularin tre të dënuarve, mes tyre edhe miku i Shullazit

Operacioni “Forca e Ligjit” ka shkuar këtë të mërkurë në Korçë dhe Durrës, ku iu ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre të dënuarve për vepra të ndryshme penale.

Pasurinë duhet ta justifikojnë për 48 orë Fatos Xhambazi, Besnik Imeraj, Lutfi Shabani.

Ky i fundit është mik i Shullazit dhe njihet ndryshe dhe si “Ben Çami”. Në 2016, ai ra në pranga se bashku me dy persona të tjerë, pasi u kap me një sasi prej 575 kg hashash në pikën kufitare të Kapshticës. Shabani akuzohet si organizator i trafikut ndërkombëtar te heroinës nga Turqia në Shqipëri.

Po ashtu, formulari i vetëdeklarimi i shkoi Fatos Xhambazi, banues në Korçë dhe dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.

Nga ana tjetër, Besnik Imeraj, me banim në Durrës, ka qenë i dënuar për “Vjedhje me armë”.