Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar këtë të martë formularët e vetëdeklarimit të pasurisë dy të dënuarve për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për shtetasit Kreshnik Budlla nga Durrësi, i dënuar në Spanjë, dhe Fatjon Laze nga Elbasani.
Këta dy individë kanë 48 orë kohë që t’iu përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve në formularin e posaçëm, në të cilin do të justifikojnë burimin e pasurisë.
Më pas, përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.