Flamur Lena dhe Gjelosh Vukzaj, të dy banues në Tiranë janë të dënuarit e radhës që duhet të justifikojnë pasurinë.
OFL u ka nisur atyre formularin. Lena është i dënuar për kultivim bimësh narkotike, ndërsa Vukzaj për vjedhje me dhunë të mbetur në tentativë.
Sipas Ligjit Special, Lena dhe Vukzaj duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas përgjigjet e marra i nisen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.