Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 u ka dërguar sot formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 të dënuarve.
Në një njoftim për mediat nga OFL bëhet me dije se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim 4 të dënuarve.
OFL pret deklarimin e pasurisë nga: Dermush Buzheri banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; Tatiana Gjini banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Zhuljen Bezati banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Gazmir Muhaj banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.