Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar shkresën për të justifikuar pasurinë, dy personave të dënuar për vrasje.
Konkretisht, OFL bën me dije se duhet të deklarojnë burimet e pasurisë Aurel Hoxhallari banues në Tiranë, i dënuar për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike.
Personi i dytë është Elidon Kotorri banues në Tiranë, i dënuar për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020”, thuhet në deklaratën e OFL.