Aktualitet OFL “zbarkon” në Elbasan, në shënjestër dy të dënuar në Angli

OFL “zbarkon” në Elbasan, në shënjestër dy të dënuar në Angli

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar me dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë dhe dy personat e fundit janë nga qyteti i Elbasanit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.