Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Niko Qëndri banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Çimi (Ndriçim) Ibrahimi banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Avdul Avduli banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Ermal Ndreu banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.