Ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, aktualisht ministre e Arsimit dhe Sportit, është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për gati 2 orë e 15 minuta. Zyrtarja e lartë ka dhënë shpjegime për llogari të hetimit të sterilizimit, në cilësinë e personit që ka dijeni.
Geri më tani, nga hetimi i Prokurorisë se Posaçme, Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.
Gjykata i ka caktuar ish-ministrit masën e sigurisë, “detyrim paraqitjeje”, si dhe e ka urdhëruar që Beqaj të mos largohet nga territori i Shqipërisë. Gjithashtu, ai do të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.
Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim.