Pamje të rënda brenda pavijonit të Infektivit, ku prej muajsh tashmë vijon një betejë mes jetës e vdekjes për të mundur Covid-19
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar një video me pamje të dhimbshme brenda spitalit, për të treguar për të gjithë neglizhentët dhe konspiracionistët se çfarë ndodh realisht aty dhe sa e rëndë është beteja për ata që janë me simptoma të renda.
Mjeke që vrapojnë tërë kohën, të tjerë që i gjenden mbi kokë pacientëve. Në sfond dëgjohen ulërima dhe qarje nga dhimbjet. Një e moshuar rënkon nga dhimbja e psherëti: “Më shpojnë kockat, oh moj nëna ime…”.
““‼️Lutemi🙏🏼 #VendoseniMaskën😷 Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!” shkruan Manastirliu.