Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenim.
Për pezullimin e Rusisë nga ky këshill duheshin 2/3 e votave.
Para se të shfaqeshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” – duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.
Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas votimit, duke thënë se “pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB është një refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë“.
Rama shtoi se “rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus është lajm i mirë për rajonin“.