Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se forcat ruse nuk po arrijnë të përparojnë në Ukrainë, pavarësisht bombardimeve të rënda të qyteteve të ndryshme të vendit.
“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht gjithë shkatërrimit që po shkakton ditë pas dite”, tha Scholz. “Putin duhet të dëgjojë të vërtetën, të ndalojë luftën dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike”.
Sipas kancelarit gjerman, lufta nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, por edhe të ardhmen e Rusisë. Ai gjithashtu paralajmëroi Moskën për sanksione të mëtejshme: “Ne i kemi shtuar vazhdimisht sanksionet, por këto masa nuk duhet të dëmtojnë më shumë shtetet europiane sesa lidershipin rus”.
Ai gjithashtu tha se Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe se të gjithë refugjatët janë të mirëpritur në vendin e tij.