Extra Olsa Muhameti nuk kursehet ndaj Einxhel Shkirës pasi refuzoi BBVK: Më dhimbsesh…

Olsa Muhameti nuk kursehet ndaj Einxhel Shkirës pasi refuzoi BBVK: Më dhimbsesh…

Duket se Olsa Muhameti dhe Einxhel Shkira nuk janë ndarë ‘paqësisht’ pas mospranimit të rolit si opinioniste në BBVK3 nga kjo e fundit.

Vetë Einxhel e konfirmoi mbrëmjen e djeshme duke folur në emisionin “Goca dhe Gra”.

Në rrjet, prej kohësh spekulohej për një përplasje mes tyre, dhe Einxhel sqaroi publikisht arsyen që e bëri të refuzonte të ulej në karrigen e opinionistes së Big Brother VIP Kosova.

Kjo deklaratë nuk i shpëtoi vëmendjes së vetë Olsa Muhametit, e cila i është përkushtuar plotësisht BBVK këtë vit. Menjëherë pas transmetimit, Olsa reagoi në Instastory duke i drejtuar një mesazh të nënkuptuar Einxhelit: “Kur mendon se po gënjen të tjerët, por në fakt po gënjen veten tënde. Më dhimbsesh!”

Ky reagim i Olsa Muhametit ka ngjallur interes dhe debat në rrjet, duke hapur një tjetër ‘kapitull’ në historinë e përplasjeve mes figurave publike të përfshira në produksionin e Big Brother.