Olta Gixhari dhe Deamishel Hoxha, dy banore që kanë patur marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” aq sa mund të konsideroheshin edhe aleate, janë “përplasur” me njëra-tjetrën pas përfundimit të programit. Shkak i debatit mes tyre u bë dyshimi i Deas për mënyrën e sjelljes së Oltës kundrejt Luizit dhe emocioneve që ajo përjetoi pas eliminimit të Amosit (shpërtheu në të qara).
“Olta, vërtet qave aq shumë për Amosin? Kanë ndodhur edhe gjëra më të tmerrshme në këtë shtëpi dhe nuk ke qarë aq shumë. Dua të them që vazhdimisht shoh disa gjëra që nuk më pëlqejnë fare. Si për shembull sjellja jote me Luizin, që zihesh e grihesh me të, pastaj kërcen e tani keni një marrëdhënie me njëri-tjetrin që nuk e marr vesh fare”, i tha Dea.
Ajo u shpreh se i duket e çuditshme që Luizi dhe Olta, sipas saj, diskutojnë nominimet me njëri-tjetrin.
“Ke ndonjë ndjenjë të sinqertë për ndonjë banor këtu apo kanë të drejtë? Si është e dukshme [që ke ndjenja të sinqerta]?! Ti nuk ke reaguar për gjëra të familjarëve, e ke mbajtur veten sepse je vajzë e fortë dhe të dalloj kur je vajzë e fortë dhe e mban veten, dhe sot për Amosin u meke duke qarë?!” shtoi Dea.
“Po, sepse isha e sigurt që ai nuk do të dilte. Isha e sigurt dhe e kam thënë çdo ditë këtu që për mua del Nita”, u përgjigj Olta.
Kjo e fundit shprehu dyshimet e saj për pikëpyetjet e Deas duke nënkuptuar që ajo po i kundërvihet sepse është në nominim. Kujtojmë se Dea, Olta dhe Tea shkuan të tria në nominim pas zgjedhjes së bërë nga Kiara.
“Po e bën këtë diskutim ngaqë jemi të tria në nominim? Ne të dyja kemi folur disa herë, jo më larg se dje në darkë dhe nuk më je dukur fare sikur ke kaq pikëpyetje për mua,” tha Olta.