Olta Gixhari është zhvendosur në Spanjë për të jetuar me partnerin e saj të cilin është përpjekur ta mbajë larg syrit të mediave. Në muajin Gusht ata janë bërë prindër të një djali që e kanë quajtur Amar.
Aktorja nuk ngurron që shpesh herë të hedhë foto me të birin në Instagram, por është treguar mjaft e kursyer kur bie fjala për partnerin.
Ditën e sotme, ajo e ka thyer këtë rregull dhe ka publikuar disa foto me partnerin duke i shuar kuriozitetin ndjekësve të saj në Instagram. Në një foto shihet duke u puthur me të në një ambient mjaft të bukur dhe romantik dhe tregon se ka qenë e dehur.
Olta ka postuar foton nga takimi i tyre i parë, foton e fundit që ka shkrepur së fundmi e cila është realizuar ditën e Krishtlindjeve dhe bisedën e fundit në WhastsApp që ka bërë me partnerin.