Olta Gixhari vendosi të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.
Një prej konkurrentëve me të forta të këtij edicioni mori vendimin të heqë dorë nga gara. Ajo zbuloi vendimin puntatën e sotme duke thënë se arsyeja kryesore është mungesa e të birit, Amari.
“Nuk ka finale që më hyn në sy para djalit tim,” tha Olta.
Konkurrentët e tjerë u përpoqën ta bindin që të mos largohej, por nuk ia dolën.
Pak para largimit, Olta takoi të birin.