Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka postuar në Instagram dy foto nga materniteti, ku shihet me djalin e saj të parë, Amarin dhe me të porsalindurin.
Bebushi erdhi në jetë sot.
Olta dha lajmin e bukur disa muaj më parë, në finalen e “Dancing with the stars”.
Më pas, përmes një feste, tregoi gjininë e bebushit, duke treguar se ishte në pritje të një djali.
Ajo u ngjit në skenën e “DWTS” dhe e emocionuar u shpreh: “Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur”, duke shtuar se ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebit, por është e lumtur që është shëndoshë e mirë.
Olta dhe partneri i saj Dori janë gjithashtu prindër të një djali, Amarit.