Extra Olta Gixhari zbulon për herë të parë portretin e partnerit

Olta Gixhari zbulon për herë të parë portretin e partnerit

Olta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike për jetën e saj personale. Ajo e mbajti bashkëshortin larg vëmendjes mediatike, duke mos e zbuluar asnjëherë për publikun.

Mirëpo, pas hyrjes në reality-show ajo ka folur shpesh për të dhe ka shprehur gjithë dashurinë për partnerin, Dorin. Dori u kthye në personazh jo vetëm me rrëfimet e saj, por edhe me disa surpriza romantike që i bëri.

Olta ka publikuar dje një video teksa po kalon kohë me bashkëshortin dhe djalin e saj duke zbuluar për herë të parë portretin e tij.