Extra Olta Gixhari zbulon pesë banorët që sheh në finale e BBV dhe...

Olta Gixhari zbulon pesë banorët që sheh në finale e BBV dhe parashikon edhe fituesin

E ftuar sot në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari. Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”.

Ndër të tjera, Olta dha një mesazh për të gjithë ndjekësit e “BBV3”

“Dua të jap një mesazh, më vjen keq që jemi shoqëri agresive. Ne që jemi jashtë, që jemi afër familjarëve të tanë, nuk duhet të tregohemi kaq agresivë. Shoh komente për banorë të ndryshëm dhe çuditem”.

Por si mendon Olta që do të jetë rrugëtimi i Eglës në “BBV3”?! A do rikthehet ish-banorja sipas saj?

“Duke qenë se është 1 Prilli, nuk besoj që do kthehet vërtet mbrapsht. Besoj që është një gënjeshtër e 1 Prillit. Por nëse Egla kthehet, uroj që ta fitojë”.

Ndërkohë, e pyetur lidhur me finalistët e “BBV3”, Olta ka zbuluar emrat që ajo sheh në finale.

“Mendoj Meritonin për shkak të kauzës që ka. Uroj që kur të vijë ai moment, mos të dalë të shkojë pas të dashurës së tij. Shoh në finale Julin padiskutim, Heidin, Romeo si një përfaqësues i denjë i djalit të mirë. Jam mes Jetmirit dhe Françeskës”.

Lidhur me Eglën, fati i të cilës në Big Brother ende nuk dihet, Olta tha: “E marr të mirëqenë që Egla nuk hyn, nëse rihyn mendoj se do e fitojë pastaj”.

Duke qenë se shpeshherë është krahasuar në rrjet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip, Olta tregoi se si i ka pritur këto komente.

“E kam dëgjuar shpesh që banorët e këtij viti kopjojnë ata të vitit të shkuar. Unë nuk jam shumë dakord. Unë nuk shoh asgjë të keqe edhe nëse frymëzohen nga unë, sepse edhe unë mund të jem ndikuar nga një ish-banore tjetër. Gjërat që bëhen në atë shtëpi, duket sikur ti jeton shumë i lirë në atë shtëpinë luksoze, por liria është shumë e kufizuar, edhe të nervozon, të bën të të humbasë pika e kreativitetit. Nuk kam një emër. Nuk shoh asnjë Olta Gixhari të dytë”.

E teksa ajo ka reaguar ndaj Meritonit në rrjete sociale, sot Olta Gixhari ka shpjeguar postimin e saj.

“Meritoni nuk është te lojtarët e mi të preferuar, deri tani nuk ka tiparet e një fituesi. Por atë ditë që ndoqa ‘prime’, kauza e tij është shumë e fuqishme. Po flas si një nënë, unë do kisha vajtur deri në fund të botës për fëmijët e mi, në kuptimin e kauzës e kam unë atë që shpresa, ‘uroj që ta fitosh’. Nuk kam një të veçuar, janë disa që po spikasin mesa kam kuptuar”.

Ndër të tjera, Olta u pyet për lidhjen e Heidit dhe Romeos, për të cilët u shpreh:

“Unë këto dashuritë brenda shtëpisë nuk i kam shumë qejf. Nuk më emocion kjo pjesë, më emocionojnë lojtarë që luajnë që nuk kanë nevojë për një shpatull. Më jep adrenalinë një tjetër loje. Por ata janë shumë të bukur bashkë, por si ish-lojtare, dijet që kam luajtur me gaz deri në fund, edhe nëse nuk do isha e martuar nuk do krijoja një lidhje brenda”.