Edhe pse ishte një largim mjaft i papritur për të gjithë publikun dhe banorët e tjerë, ky ishte një vendim i marrë vetë nga Olta, e cila nuk mund ta duronte dot më distancën me djalin e saj, Amarin.
Pas largimit të saj Olta është intervistuar për Fan Club BBV2 dhe është shprehur se pas shumë vitesh kur djali i saj të rritet dhe t’i flasë për këtë eksperiencë do t’i thotë:
“Kur ti erdhe në jetë, mamit i ndryshoi jeta totalisht, la karrierën, la Shqipërinë dhe shkoi në Spanjë për të jetuar. Edhe këtë e lashë për të, më dogji malli. Do lë çdo gjë për ty…”
E pyetur nëse është penduar se është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Olta u shpreh se do ta ribënte sërish ama premtoi se kjo është hera e parë dhe e fundit që largohet kaq shumë nga familja e saj.
Ajo shprehu dëshirën që Big Brother-in ta fitojë Dea Mishel.
E pyetur nëse i dha fitoren Luizit me largimin e saj, ajo ka thënë se Luizi ia ka “shkatërruar”, ashtu siç edhe ia ka zbukuruar rrugëtimin brenda shtëpisë.
Mes shumë të tjerave është pyetur nëse do t’i kalojnë pushimet me Luizin dhe Kiarën dhe Olta është përgjigjur:
“Pse jo mos t’i kaloja pushimet me to, por duhet të pyes dhe bashkëshortin.”
Në këtë moment, Megi ka pyetur Dorin, bashkëshortin e Oltës, zëri i të cilit dëgjohej në sfond.
Bashkëshorti i Oltës: “Pse t’i kaloj me ta, unë nuk i kam shokë.”
Olta: “Pse mos t’i presim mysafirë o Dori?”
Kjo batutë solli të qeshura mes tyre.
Olta tha më tej se për të Big Brother mbaroi dhe nuk do e ketë problem të takohet me banorët e t’ia kalojë bukur me ta.
Për sa i përket sjelljes së Efit kundrejt saj, ajo tha se e kupton mërzinë e saj, pasi as nuk e përcolli kur doli nga shtëpia.
Sipas saj finalistët e Big Brother-it do të jenë: Luizi, Dea, Qetsori dhe Kristi.