Në Shqipëri prej disa ditësh është shënuar një rritje e rasteve me Covid-19. Kjo parashikohet si efekt i variantit Omicron.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 708 qytetarë.
Janë 6249 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.
Janë shëruar 293 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,758 që nga fillimi i epidemisë.
Të infektuarit janë në këto bashki: 362 në Tiranë, 41 në Elbasan, 40 në Durrës, 21 në Sarandë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 17 në Lushnje, 15 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Pogradec, Fier, Kamëz, 9 në Gjirokastër, 7 në Vorë, 6 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 5 në Devoll, 4 qytetarë në Kolonjë, Përmet, Himare, Divjakë, Patos, Kavajë, 3 qytetarë në Pukë, Kukës, Peqin, Gramsh, Librazhd, 2 qytetarë në Skrapar, Dimal, Mat, Kurbin, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë.