Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç firmosën së bashku 4 marrëveshje në Forumin Ekonomik që u mbajt në Shkup.
Në përfundim të këtij samiti, u shfaq edhe emri i ri i ndryshuar që deri më sot emërtohej si “Minishengeni Ballkanik”.
Iniciativa e shteteve të Ballkanit tashmë do të quhet “Open Balkan” (Ballkani i Hapur).