Një operacion antidrogë i koduar “Hapësira” është zhvilluar natën e kaluar në Vlorë. Sipas policisë, janë arrestuar 27 persona të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotike, kultivim i bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim. Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë arrest në burg.
5 persona të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, kurse në detyrim paraqitje 5 të akuzuar. Operacionit të policisë i kanë shpëtuar 4 persona, të cilët janë shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit u kontrolluan 41 banesa dhe u asgjësuan një numër i konsiderueshëm bimë kanabis në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë. Ndërsa u sekuestruan 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular.
Masat e sigurisë arrest në burg:
M. B., 56 vjeç, banues në Vlorë;
A. J., 60 vjeç, banues në Vlorë;
Sh. I., 64 vjeç, banues në Vlorë;
D. T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë;
I. H., 63 vjeç, banues në Vlorë;
M. M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
B. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
E. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
S. L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
B. R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
Xh. Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
H. Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
A. D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër;
M. D., 29 vjeç banues në Fier.
G. K., 69 vjeç, banues në Vlorë;
P. Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë;
B. D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
E. M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
D. GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
K. GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
O. Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
P. M., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
G. N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
E. GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
A. GJ., 44 vjeç banues në Vlorë;
K. Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
R. H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë.
Masat e sigurisë arrest shtëpie:
H. B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
R. D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër;
M. R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
P. C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë.
I. GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë.
Masat e sigurisë detyrim paraqitje:
S. F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
H. Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht;
V. L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
Ç. F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
A. B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë.
Në kërkim:
A. GJ., 50 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
A. J.,36 vjeç., banues në Tërbaç, Himarë;
L. GJ., 25 vjeç , banues në Tërbaç, Himarë;
M. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.