Në fazën e shtatë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra” janë angazhuar 100 forca policore të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, si dhe 6 dronë policie.
“Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 3491 bimë kanabis, prej të cilëve: 304 bimë në Pult dhe Theth, Shkodër; 1021 bimë në fshatin Rrapsh, Malësi e Madhe; 2166 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës.
Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.