Aktualitet Operacion në faqet qeveritare, AKSHI njofton qytetarët: Mund të hasni vështirësi në...

Operacion në faqet qeveritare, AKSHI njofton qytetarët: Mund të hasni vështirësi në akses

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njofton qytetarët shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.

Për pasojë gjatë ditës së sotme do të ketë vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike, për të cilën AKSHI kërkon mirëkuptim.

Kjo ndërhyrje vjen në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik.

Sipas AKSHI-t, kjo do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online.