Policia e Korçës ka gjatë natës së djeshme ka vënë në pranga 8 persona, ndërsa disa persona u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Aksioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Down” të finalizuara 1 vit më parë ka proceduar penalisht gjithsej 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 persona të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Te sekuestruar nga policia:
– 388 gramë kokainë e ndarë në doza
– 9 kilogramë kanabis
– 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak
– 9 automjete
– 28 aparate celular
– 6 peshore elektronike
– një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale
-fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.