Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se “operacioni special” siç Moska e quan pushtimin e Ukrainës “po ecën sipas planit”.
Në një deklaratë për mediat këtë të enjte, ndërsa delegacioni ukrainas dhe ai rus u takuan në Bjellorusi për raundin e dytë të negociatave, Vladimir Putin tha se nuk do të tërhiqet pas.
Ai u shpreh në një fjalim televiziv se ukrainasit dhe rusët janë i njëjti popull dhe se askush nuk mund të kërcënojë Rusinë, ndërsa theksoi se do ta shkatërrojë “këtë anti-Rusi të krijuar nga Perëndimi”.
Putin tha gjithashtu se në Ukrainë janë futur mercenarë të huaj, të cilët po përdorin civilët si mburojë, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim për këto pretendime,
Pavarësisht deklaratës së tij, sipas ekspertëve agresioni rus ka hasur pengesa të paparashikuara.