Megjithëse këtë vit nuk e pamë në poltronin e saj, opinionistja zyrtare e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Balina Bodinaku, ka vendosur të thotë fjalën e saj në lidhje me reality-show-n.
Më saktë, Balina ka vendosur të komentojë vetëm dy banorë të këtij formati, Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin. Për këtë të fundit, ajo ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku mes të tjerash shprehet se këngëtari jo vetëm që është lojtari më i fortë i këtij “Big Brother-i”, por ndoshta më i forti ndonjëherë në këtë format.
Teksa arsyeton mendimin e saj, Balina thekson se loja e Luizit është shumë spontane dhe e natyrshme dhe ai është i fokusuar te loja.
“Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së “Big Brother”, ndoshta më i forti që ka hyrë ndonjëherë në “Big Brother”, për arsyen e thjeshtë sepse mua më duket se atij loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, ka shumë durim, nuk merr asgjë personale, asgjë nuk është më e rëndësishme për të se sa qëllimi për të cilin ai ka hyrë aty brenda. Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket dhe gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është, Luizi që njohim jashtë”, shprehet Balina.