Kryesore Opozita djeg mandatet? Spiropali: Shyqyr, nuk do marrin më rrogat!

Opozita djeg mandatet? Spiropali: Shyqyr, nuk do marrin më rrogat!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së Bashës se do të djegin mandatet.

“Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar, kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!”, – shkruan Spiropali.

Më herët, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, paralajmëroi në një deklaratë për mediat se do t’i propozojë grupit të tij parlamentar djegien e mandateve pas situatës së krijuar së fundmi.

Një propozim që duket se nuk është mbështetur nga Kryemadhi, e cila në një deklaratë të shkurtër në “Facebook”, tha se “beteja kundër Ramës vazhdon”, por pa specifikuar nëse në Parlament apo në sheshe.