Opozita ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për reformën territoriale. Bashkëkryesuesja e komisionit për reformën, Dhurata Çupi Tyli tha gjatë një prononcimi për mediat se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptarë.
“Ky është një projektligj që mbron interesat e qytetarëve shqiptarë. Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre, çdo propozim i tyre, çdo qasje e tyre sa i takon të drejtës kushtetuese për të vendosur mbi juridiksionin territorial të tyte të merret parasysh”, tha ajo.
Opozita kërkon shtimin me 33 bashki, duke e çuar numrin total në 94 bashki në të gjithë vendin.
“Nga 61 bashki sot, kemi propozuar në 94 numrin total të tyre. Pra kemi një shtesë prej 33 bashkish, bashki që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe që janë kërkuar gjatë konsultimeve me qytetarët e të gjithë vendeve”, tha bashkëkryesuesja e Komisionit të Reformën Territoriale, Dhurata Çupi Tyli.