Opozita ka vendosur të mos dërgojë në KQZ asnjë emër për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, apo të njohura ndryshe si KZAZ.
KQZ iu bëri apel partive duke ju kujtuar se sot është afatit i fundit, por asgjë nuk ndryshoi.
Burimet i thanë Report TV, se as PD e as LSI, nuk do të dorëzojnë asnjë komisioner pasi ky është një vendim politik.
Po ashtu është një sinjal se opozita do të shkojë drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Edhe Partia Socialiste priti ditën e fundit për të finalizuar këtë proces.
Por si zhbllokohet situata?
Në rast se nuk gjendet një zgjidhje me marrëveshje politike për t’i pranuar kandidatët pas afatit, KQZ shpall thirrje publike për kandidatë të interesuar që s’vijnë nga partitë, dhe zgjedh mes aplikantëve.
Në të gjithë vendin funksionojnë 90 KZAZ me nga 7 anëtarë secila.
Tre anëtarë propozohen nga Partia Socialiste; dy nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe një nga LSI.
Anëtari i shtatë propozohet nga PS në gjysmat e KZAZ-ve, praktikisht ato me numër çift, dhe në gjysmën tjetër propozohet nga PD.