Kryesore Opozita fiton zgjedhjet rajonale në Greqi, disfatë për SYRIZA-n e Tsipras

Opozita fiton zgjedhjet rajonale në Greqi, disfatë për SYRIZA-n e Tsipras

Partia Demokracia e Re në Greqi ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale dhe rajonale.

Ndërsa SYRIZA e kryeministrit Aleksis Tsipras ka pësuar një disfatë të re.

“Në politikë ju duhet të dini edhe të humbisni”, ishte mesazhi i kryeministrit Tsipras pas njoftimeve për rezultatin e zgjedhjeve.

Kryeministri grek deklaroi se “në politikë, si në jetë, është e rëndësishme të dimë se si të fitojmë, por të dimë dhe të humbasim. Gjëja e rëndësishme është ngritja dhe lufta përsëri. “

Ndërsa kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve paralajmëruan një ndryshim të madh politik për vendin.

“Harta është pikturuar blu, por në këtë rast, blu nuk është ngjyra e partisë sonë, por e vendit tonë”, tha ai.

Ai gjithashtu përshkroi zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme si “kritike”, duke thënë se ato do të “bëjnë realitet ëndrrën për Greqinë që duam”.