Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka vijuar që të bllokojë Foltoren e Kuvendit.
Teksa fjala i është dhënë ministrit, Taulant Balla, ai ka zgjedhur që të ndezë një flakadanë ngjyrë blu.
Kjo ka shkaktuar të qeshura në sallë.
Ka qenë një prej gardistëve që i ka hequr tymuesen deputetit Salianji.
Pas kësaj, seanca ka vijuar normalisht duke votuar projektligjet e parashikuara në axhendën e ditës.