Në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka njohur vetëm dy protesta. Sipas tij ajo e armëve kimike dhe protesta e studentëve.
Kështu, çdo lloj revolte tjetër, kreu i qeverisë e cilësoi shfaqje e manifestim politik.
“Dy protesta ka pasur Shqipëria sa kam qenë unë, të tjerat nuk janë protesta, janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protesat qytetare, janë protesta partie. Ka një traditë protestash në Shqipëri, e kemi bërë dhe ne kur kemi qenë në opozitë. Ato nuk janë protesta të shoqërisë, janë organizime partish, mbledhin njerëz…
Dy protesta mbaj mend unë, një ajo e armëve kimike, ka qenë sapo unë kam filluar dhe protesta e studentëve. Kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje, kishte një elektrizim që shtonte me minuta, jo me orë numrin e njerëzve të përfshirë. Në protestën e dytë një tjetër element i studentëve ishte që nxori jashtë elementët politikë”, tha Rama.
Kujtojmë se opozita e ka theksuar vazhdimisht se protesta e së hënës së shkuar ishte nisja e mosbindjes civile.