E ndërsa në Tiranë opozita po zhvillon protestën para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë, në të njëjtin orar kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Vlorës në një takim me qytetarët në kuadër të dialogut në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Takimi është cilësuar nga opozita si një anti-miting i kreut të qeverisë për të shuar sipas saj peshën e protestës së opozitës së bashkuar. Por nga PS-ja takimi i sotëm nga Rama është në kuadër të turit “Bashkia që duam” ku kreu i qeverisë konsultohet me qytetarët për problematikat që ata kanë me njësitë vendore.
“Nëse çdo shqiptar që ka sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar dhe mendje për të gjykuar se kush është ndryshimi mes nesh dhe atyre që janë sot në Tiranës është ndryshimi mes Vlorës sot dhe Vlorës dje. Vlorës dje ku nuk gjeje nëse kishte rënë nata dhe nëse ishte ditë hyje në një qytetet me të bukura të Mesdheut por dukej si ndërtim pa leje. Ata që janë mbledhur për të përsëritur të njëjtin avaz, por sot Vlora dhe Shqipëria kanë Zot. Kanë shumë për të bërë, por kanë siguri, pasi janë në rrugën e duhur. Mos harroni të pyesni kush mund ta bëjë më mirë akoma“, tha Rama.