Kryesore Opozita rrethon Parlamentin, do të betohen 3 deputetë të rinj nga LSI

Opozita rrethon Parlamentin, do të betohen 3 deputetë të rinj nga LSI

Opozita proteston sërish këtë të enjte. Ashtu siç është paralajmëruar, protesta pritet të nisë në orën 9:30 para Kuvendit, ku do të zhvillohet gjithashtu një seancë plenare 30 minuta më vonë, ku pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj që morën mandatet pas lënies së tyre nga ish-deputetë.

Policia është vënë në gatishmëri dhe ka siguruar qoftë ambientet përreth Kuvendit të Shqipërisë, nga të gjitha anët dhe hyrjet e mundshme për në të, e po ashtu ka marrë masa edhe për një “zhvendosje” të mundshme të protestuesve drejt Kryeministrisë.