Extra Oqeani i Hënës së Jupiterit është nën akull

Oqeani i Hënës së Jupiterit është nën akull

Oqeani i Hënës së Jupiterit të quajtur “Europa”, gjendet nën akull. Sipas të dhënave më të fundit, të publikuara në revistën “Science Advances”, poshtë një shtrese akullnajore prej 20 km fshihet pikërisht një oqean, në këtë satelit që konsiderohet si një ndër vendet më të përshtatshëm të sistemit diellor ku mund të kërkohen forma jete.

Autorët e studimit shpjegojnë se specifikimi i trashësisë së akullit është mjaft i rëndësishëm për të kuptuar sesi ndodh procesi i shkëmbimit të materialeve mes satelitit dhe oqeanit.

Akulli i “Europës” fsheh një bërthamë shkëmbore në aspektin gjeologjik, që mund të jetë krijuar 50-100 mln vite më parë.

Konkluzioni i ekspertëve të Departamentit të Shkencave të Tokës,  Atmosferës dhe Planetëve vjen pas një studimi të gjatë edhe mbi të dhënat dhe imazhet e dërguara në Tokë nga sonda “Galileo” në vitin 1998.