Orë vendimtare për të ardhmen e Armando Brojës. Futbollisti është kthyer në kryefjalën e merkatos së dimrit dhe ende nuk dihet se ku do të vijojë karrierën e tij.
Interesi më i madh ka qenë nga Fulham, por kushtet e vendosura nga Chelsea nuk i bindin drejtuesit e klubit. Londinezët duan një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit ose një shitje të Brojës për një shumë prej 35 milionë paund.
Fulhami ka ofertën zyrtare për huazimin e sulmuesit dhe detyrim blerje për 20 milionë paund në verë, por diçka e tillë u refuzua menjëherë nga Chelsea.
Përveç Fulham, futbollisti shqiptar ka patur oferta dhe nga klube të tjera si Wolverhampton apo West Ham.