Çmimi Nobel për Paqen, këtë vit i shkon një organizate japoneze kundër armëve bërthamore.
Organizata Nihon Hidankyo u vlerësua për veprimtarinë dhe përpjekjet për një botë pa armë bërthamore.
Komiteti Norvegjez i Nobelit vlerësoi përdorimin nga grupi të dëshmive për të siguruar që armët bërthamore të mos përdoren më kurrë.
Pjesëtarë të kësaj organizate janë të mbijetuarit e sulmeve bërthamore amerikane në Hiroshima dhe Nagasaki.
Në Japoni përllogaritet se jetojnë rreth 174 mijë të mbijetuar të këtyre sulmeve, të njohur si Hibakusha.
Çmimi jepet në një kohë kur armët bërthamore rrezikojnë të përdoren në konflikte që rrezikojnë të shndërrohen në një luftë të re botërore si ai mes Rusisë dhe Ukrainës, apo mes Izraelit dhe organizatave të mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme.