Aktualitet Organizoi vrasjen e Behar Sofias, Apeli lë në burg Skënder Vathin

Organizoi vrasjen e Behar Sofias, Apeli lë në burg Skënder Vathin

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias. Ai kërkoi nga Apeli ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në masë më të butë.

Vathi ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Në asnjë moment ai nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria.

Ndërkohë 3 të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bërë ankim të masë së sigurisë.

Atentati i sofistikuar ndaj Behar Sofia ndodhi mëngjesin e 25 shkurtit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 66-vjeçar me origjinë nga Lapardhaja e Beratit dhe banues prej vitesh në Tiranë u qëllua dy herë me pistoletë me silenciator, teksa ecte në trotuar buzë Lanës përballë “Piramidës”.