Një adoleshent, udhëheqës i një grupi neonazist nga shtëpia e gjyshërve të tij në Kornuall të Anglisë, është bërë personi më i ri i dënuar për terrorizëm në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u shpall fajtor total për 12 akuza, mes të cilave mbajtje dhe shpërndarje e materialeve terroriste.
Në moshën 13-vjeçare ai shkarkoi nga interneti manualin e parë të ndërtimit të një bombe, dhe në të njëjtën moshë iu bashkua grupit “Neo-Nazi Fascist Forge”, i shpallur organizatë terroriste në Britaninë e Madhe.
Gjatë fjalimeve të tij, adoleshenti fliste për “të çuar hebrenjtë në dhomën e gazit”, raporton BBC, por edhe për “të varë homoseksualët” dhe për “të qëlluar me armë” në paradat e tyre.
Gjykata nuk pranoi të publikonte emrin e 13-vjeçarit, ndërkohë që një vit më parë pranoi të bëhej publik emri i një tjetër adoleshenti të burgosur për krime të ngjashme, 17-vjeçarit Paul Dunleavy.
Adoleshenti britanik mbante kontakte me një djalë estonez, i cili kishte themeluar një grup ekstremist të quajtur “Feuerkrieg Division”. Pasi të dy kishin shkëmbyer mesazhe, 13-vjeçari britanik kishte hapur një degë të këtij grupi në Britani, për të rekrutuar të tjerë të rinj.