Orikumi është qytet në rrethin e Vlorës, në jug të gjirit të Vlorës. Përmendet nga autorët antikë në shek.V p.e.r. si port i rëndësishëm i Adriatikut. Më 214 p.e.r. Orikumi u pushtua nga flota maqedonase e Aleksandrit të Maqedonisë. Nga rrënojat antike të qytetit janë ruajtur gjurmë banesash e rrugësh të skalitura në shkëmb, stera uji etj. Monumenti më i rëndësishëm është teatri i shek.I p.e.r. për 500 spektatorë, i zbuluar më 1959. Në kohën bizantine dhe në mesjetë qyteti njihet si port i vogël me emrin Jeriko. Në kohën e pushtimit osman Orikumi u quajt Pashaliman.
Themeluar: Është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më parë se shekulli VI p.e.s
U krijua si qendër bashkie në vitin 1960 dhe u emërtua si një qytezë ushtarake. Ndërsa si qendër e banuar, lagjja më e vjetër e këtij qyteti njihet me emrin “Lagjja e Fermës”, është formuar në vitin 1949.
Tradicionalisht mbahet si qendër e themeluar nga kolonialistët Eubeas, që u kthyen nga lufta e Trojës, por në të vërtetë duhet të jetë themeluar nga Apolonia për të kontrolluar guroret e Akrokerauneve.
Emrat e mëparshëm: Erihoi
Objektet kryesore: Monumenti më i njohur është teatri, i cili është hapur gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1958.
Aty përveç shfaqjeve teatrale zhvilloheshin dhe ndeshje me gladiatorë.
Karakteristika: Qyteti luajti një rol të rëndësishëm në betejën e romakëve kundër Filipit të V-të të Maqedonisë si dhe në betejat e Cezarit kundër Pompeit në Orikum që janë dokumentuar në luftërat civile të Cezarit.
Është një nga vendet më turistike shqiptare.
Është qyteti antik më i mbrojtur, sepse është në hapësirën e paprekur të Pashalimanit.
Në 1989 gërmimet nxorën në dritë një varrezë, e cila mendohet të jetë helenistike.
Orikumi është shpallur park arkeologjik kombëtar.