Kryesore OSBE-ODIHR jep notë kaluese për zgjedhjet e 14 majit: Çfarë duhet përmirësuar

OSBE-ODIHR jep notë kaluese për zgjedhjet e 14 majit: Çfarë duhet përmirësuar

Zgjedhjet vendore të 14 majit kanë marrë një notë kaluese nga ana e OSBE-ODIHR.

OSBE/ODIHR i konsideron zgjedhjet vendore “të mirëadministruara dhe konkurruese, por procesi u polarizua nga partitë kryesore dhe përçarja e thellë brenda opozitës”

Në raportin përfundimtar të monitorimit të zgjedhjeve, ndërkombëtarët listojnë disa problematika, ku apelin kryesor e kanë për përmirësim të legjislacionit zgjedhor.

Pika më e nxehtë që udhëhoqi periudhën post zgjedhore ishin akuzat për shitblerje votash, për të cilat ODIHR thotë se nuk ka konstatuar një rast konkret, dhe për të qetësuar situatën, si zgjidhje sheh ndryshimin e kuadrit ligjor.

Organet e zbatimit të ligjit duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, duke përfshirë blerjen e votave, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e tyre burimet administrative, në mënyrë të plotë, në kohë dhe transparente.

Por ndryshe nga shitblerja e votës, në sytë e ndërkombëtarëve ka rënë prania e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit. Nga 101 qendra të monitorua, në 10% të tyre u konstatuan persona që ndërhynin në procesin e votimit, madje në disa raste edhe në tension të situatës.

“Persona të paautorizuar, zakonisht aktivistë partiakë, ishin të pranishëm në 4 për qind të qendrave të votimit të vëzhguara dhe në 6 për qind, persona të ndryshëm nga anëtarët e KQV-së, kryesisht vëzhgues dhe aktivistë partiakë, ndërhynin ose drejtonin procesin e votimit. Tension apo trazira u raportuan jashtë 2 për qind të qendrave të votimit të vëzhguara dhe brenda – 2 për qind:.

Në vendoret e 14 majit u implementua votimi dhe numërimi elektronik në tre bashki, por mënyra se si votuan qytetarët duket shqetësuese për ODIHR duke nënvizuar se ka konstatuar raste të identifikimit të votës.

“Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit vëzhgoi gjithashtu një sërë shkeljesh procedurale, duke përfshirë votimin në grup, 12%. Në 3% për qind të qendrave të votimit të vizituara, Misioni vuri re përpjekje për të ndikuar tek votuesit se për kë duhet të votonte, dhe gjithashtu, në 3%, i njëjti person që ndihmonte më shumë se një votues, në kundërshtim me ligjin”.

Dita e votimit dhe procesi i numërimit përshkruhet ne nota pozitive nga raporti, por kritikat nuk mungojnë, madje duke përmendur edhe raste të mos lejimit të misionit të monitorimit për të vëzhguar procesin.

“Dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte paqësore por u ndikua negativisht nga rastet e shumta të ndërhyrjeve partiake në proces si dhe nga problemet teknike dhe procedurale. Në disa raste, Misioni Ndërkombëtar i Vëzhguesve Zgjedhor nuk u lejua të vëzhgonte proceset e votimit dhe numërimit”.

E pikërisht tek numërimi, ndërkombëtarët nxjerrin në pah për disa qendra mos përputhjen e votave të kuti me fletët e shpërndara.

“Në 27 numërime të vëzhguara, numri i votave të gjetura në kuti nuk përputhej me numrin e votuesve që kishin marrë fletë votimi”.

Ky raport do t’i përcillet zyrtarisht palëve të përfshira në zgjedhje, të cilat do të duhet të merren në konsideratë për të rritur standardin e proceseve elektorale në Shqipëri.