Pas reagimit që bëri Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ku përshëndeste dorëzimin e mandatit të deputetit socialist Armando Prenga, një tjetër reagim vjen edhe nga prezenca e OSBE-së në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, OSBE-ja duke shpërndarë reagimin e Ambasadës Amerikane, shkruan:
OSCEinAlbania i bashkohet nxitjes për qytetarët dhe institucionet e Shqipërisë të jenë vigjilentë që të parandalojnë kandidimin e kriminelëve.”
Pak më parë Ambasada e SHBA-së në Tiranë deklaroi:
Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti. Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët shqiptarë dhe institucionet shqiptare të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.