Shit-blerja e votës është një nga shqetësimet që ka ngritur OSBE në raportin paraprak për zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një konferencë për mediat, vëzhguesit e OSBE deklaruan se gjatë fushatës ka pasur shumë akuza për shit-blerjen e votës dhe për ta ky është një problem, pasi ka pasur akuza dhe ka një perceptim të qytetarëve se kjo shkelje ndodh.
“Gjatë ditës së votimit janë në dijeni të disa rasteve. Kanë folur për akuza dhe jo fakte. Jemi prej një kohe të gjatë që vëzhgojmë në disa vende. Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë se si do të përfundojnë këto akuza, si do të jetë rezultati do vazhdojmë ta monitorojmë këtë dhe kjo do të jetë një pjesë e punës tonë në të ardhmen, për të zbuluar nëse këto akuza ishin të sakta apo jo. Nëse do të ketë përgjigje negative dhe akuzat nuk do të jetë vërtet patjetër që do të pasqyrohen në raportet tona”, tha vëzhguesi i OSBE.
Ndërkohë kryetarja e këtij misioni në Shqipëri Urszula Gacek tha se tashmë për shti-blerjen e votës SKAK ka nisur hetime dhe duhet pritur rezultatet.
“Shit-blerja e votës jo vetëm është parë këtë herë, por perceptohet si problem. Kjo është një punë e autoriteteve për të parë se si do të trajtojnë këto raste. Kjo është e vetmja mënyrë që zgjedhësit të kenë besim tek procesi. Duhet të vijojnë hapat që të zgjidhet kjo çështje, duhet parë nëse besimi që po vendohet tek institucionet është i përhershëm apo jo“, tha ajo.