Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar se 31-vjeçari Klajdi Muça që u vetëvra, nuk ka pasur asnjë faturë me vlerë 80 mijë lekë të reja në OSHEE.
Sipas OSHEE-së, Muça ishte një ndër 450 mijë abonentët që kishte lidhur aktmarrëveshje për pagesën e detyrimeve të prapambetura me këste, marrëveshje që ishte lidhur më 22 dhjetor të vitit të kaluar.
“Abonentit nuk i është prerë energjia elektrike dhe në asnjë rast nuk ka qenë nën presionin e OSHEE-së. Muça është pritur nga specialistët teknik përkatës, dhe në asnjë rast nuk ka patur debate”, deklaron OSHEE.
OSHEE thotë se i riu nuk vrau veten për këtë shkak, por për probleme të tjera, që do të sqarohen nga organet e hetimit, bazuar dhe në dëshmitë e familjarëve.